Helen Granie nga Palm Harbour, Florida pak ditë në parë ka fikur plot 105 qirinj.
Së bashku me familjen dhe miqtë në festën e organizuar ishte dhe një gazetare e një televizioni lokal, e cila kishte shkuar për të zbuluar sekretin e jetëgjatësisë së saj.
Siç bëhet e ditur, 105-vjecarja deri më sot nuk ka pasur probleme serioze me shëndetin dhe ka pasur një jetë të lumtur.
Por do të habiteni me përgjigjen e saj kur është pyetur për sekretin e jetëgjatësisë së saj, shkruan bw.
“Pija cigare dhe dilja gjithmonë për të pirë birra. Rrija deri në mëngjes jashtë edhe pse ditën tjetër duhej të ngrihesha shpejt për të shkuar në punë. Një gjë tjetër që më ka pëlqyer shumë është dhe kërcimi. Unë shkoja shpesh për të kërcyer dhe argëtohesha shumë”, ka thënë 105-vjecarja.