Me anë të eksplodimeve të kontrolluara, janë rrënuar oxhakët e një termocentrali në Floridë të Shteteve të Bashkuara.
Objektet identike në gjatësi prej 140 metrash, që janë shfrytëzuar për ajrosjen e makinave që punonin me thëngjill, u rrëzuan brenda dhjetë sekondave, duke mbuluar tërë zonën në pluhur, transmeton Telegrafi.
Kompania që është marrë me rrënimin, ka thënë se ky është demolimi i dytë më i madh ndonjëherë, që i është bërë ndonjë godine.
Që gjithçka të ketë sukses dhe të mos ndodhë ndonjë e papritur, përgatitjet kanë filluar para dhjetë javësh. Afro 700 kilogram eksplozivë, është përdorur që të thyhen shtyllat mbajtëse dhe oxhakët të bien në tërësi.
Ky projekt, është realizuar pas mbylljes së termocentralit dhe shfrytëzimit të hapësirës për një qëllim tjetër. /Telegrafi/