Një moment i pazakontë të një stuhie është filmuar krejt rastësisht në alpet austriake pranë liqenit Milstatt.
Autori i videos amatore Peter Maier, 27-vjeç, ka filmuar një fenomen të rrallë natyror, transmeton Telegrafi.
“Nuk mund të planifikoni të filmonte diçka të tillë. Ndihem me fat që pata rastin të jem unë autori”, ka deklaruar Maier.
Ai shtoi se pamjet ngjajnë më shumë me një cunami që vjen nga qielli, dhe pas publikimit në Facebook u bënë virale, duke u klikuar nga më shumë se 1.4 milionë persona. /Telegrafi/