Ragimi i gruas së Will Smith kur e kuptoi që djali i saj ka humbur virgjinitetin

E publikuar: 15/06/2018 17:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Will Smith dhe gruaja e tij janë shumë të lidhur me fëmijët e tyre. Aq janë të lidhur me njëri tjetrin sa që nuk e kanë problem të flasin edhe për gjërat më intime.

Jada Pinkett Smith ka thënë në një intervistë më Megyn Kelly që ajo e ka ditur gati menjëherë kur djali i saj i madh ka pasur marrëdhënie seksuale për herë të parë.

“Kishte një sjellje ndryshe. Ecte ndryshe sikur diçka të i kishte humbur, djali im i vogël nuk ishte më” ka thënë ajo në momentin që e kishte parë Jaden duke u kthyer në shtëpi.

“E pashë dhe i thash, ku ishe ? Çfarë ke bërë? Dhe ai u përgjigj: “Ti e di, isha me një shoqe”.

Unë i thash: “Në rregull. A ka diçka që do të komentosh? Dhe pastaj ai më tha gjithçka, sepse Jaden nuk di të gënjëjë” ka thënë ajo.

Ajo ka thënjë se djali i saj ka lëshuar shtëpinë familjare kur i kishte pasur 15 vjet./GazetaExpress