Serbia ua heq vizat vendeve që s’e kanë njohur Kosovën, Perëndimi mund t’i vërë viza asaj

E publikuar: 15/06/2018 13:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Europian (BE) po ia shohin për të madhe Serbisë, e cila, nën ndikimin Rusisë, ua ka hequr vizat disa shteteve, si Iranit për shembull, transmeton Koha.net.

Kështu shkruan gazeta e Beogradit “danas” duke u thirrur, siç thotë, në burime jozyrtare diplomatike, që kanë thënë se për këtë arsye për Serbinë mund të vihet në pikëpyetje regjimi i saj pa viza.

Gazeta shton, përcjell Koha.net, se nga vendet të cilave Serbia ua ka hequr vizat për shkak se nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, në Serbi po shkon një numër i madh migrantësh të cilët pastaj ilegalisht vazhdojnë rrugën për në vendet e Bashkimit Europian

Bashkëbisedues të kësaj gazete të Beogradit kanë thënë se Serbia, e udhëhequr nga kryetari Aleksandar Vuçiqi dhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiq, në kohë të fundit po zhvillojnë “aksion diplomatik agil”për të penguar njohje të reja të pavarësisë së Kosovës, porse kjo diplomaci përfshin hapat e heqjes së vizave për vendet që janë problematike në sytë e Perëndimit”.