Pacolli dhe Willems diskutojë për liberalizimin e vizave

E publikuar: 14/06/2018 16:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli ka pritur sot në takim ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie WIllems, me të cilën kanë diskutuar për perspektivën evropiane, si dhe procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ministri Pacolli ka njoftuar diplomaten holandeze rreth progresit në Kosovë, në veçanti përmbushjen e kritereve që Kosova ka bërë për liberalizimin e vizave.

Në takim është diskutuar edhe për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve. Me këtë rast, Pacolli ka theksuar nevojën e ngritjes së nivelit të bashkëpunimit edhe në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe investimeve.

Ai ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes së Holandës edhe në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Ky takim i është zhvilluar para vizitës që ministri Pacolli do të zhvillojë më 20 qershor në Holandë.