Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq theksoi sot se çështja e zgjidhjes së emrit të një vendi, siç ishte rasti me Maqedoninë, nuk mund të krahasohet me problemin e Kosovës, ose me problemin e siç tha ai “më shumë se një milion njerëzve dhe 10,000 kilometrave katrorë të kontestuar”.
“Mos e krahasoni problemin e një emri të vetëm, nëse do të quhet Serbia e Vjetër, Serbia, veriu apo jugu, me një problem në Kosovë dhe Metohi, ku kemi një problem me më shumë se një milion njerëz dhe 10,000 kilometra katrorë të diskutueshëm”, iu tha ai gazetarëve dhe shfaqi bindjen se edhe për këtë çështje mund të gjindet zgjidhje, transmeton Klan Kosova.