Sot finalja e “MasterChef Junior”, e fiton një vajzë apo një djalë?

E publikuar: 12/06/2018 12:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuzhina e “MasterChef” është gati për të pritur dy finalistët e vegjël Roeltin dhe Denisën, të cilët mes shumë konkurrentëve të talentuar arritën të jenë në finale. Roelti dhe Denisa pritet të gatuajnë pjata të mrekullueshme në sfidë me njëri-tjetrin.

Të ftuar në finale do të jenë ish-konkurrentët e këtij edicioni dhe gjithashtu familjarë dhe të afërm të finalistëve, të cilët do të garojnë për kupën e “MasterChef” si dhe një udhëtim në Disneyland. Ndërkohë kanë nisur aplikimet për MCH Junior Albania 2 dhe interesi është tejet i lartë.