Shpesh mendojmë që kemi këngëtarë të shpeshtë në Kosovë, por ndryshe është Rilind Kallaba.
Ai ka kënduar shumë më parë madje ka qenë edhe fitues i njërit prej festivaleve më të mirë në Kosovë, “Zambaku i Prizrenit”.
Në atë kohë, juria i ka dhënë vendin e parë atij për interpretimin më të mirë në duetin me Djellza Ajetin e Rilind Kallabas me këngën “Lumbardhit të Bekimit”, me autor dhe orkestrim të Tomor Berishës, me tekst të Musa Bushtranit, në vitin 2011.
Kohëve të fundit Rilindi ka lansuar një këngë shumë interesante, me rrymë shumë moderne me titull “Rren”.
Kënga është pritur shumë mirë nga publiku i tij dhe ngadalë është duke u bërë një hit veror. /GazetaExpress/

















