Pas kritikave për operacionet plastike, Meryem merr vendimin drastik

E publikuar: 10/06/2018 22:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

34-vjeçarja, pak kohë më parë ndërhyri në fytyrë, në mollëza, në sy dhe në buzë, por nga transformimi, me sa duket, nuk mbeti e kënaqur, aq më tepër që ndjekësit nisën sulmet edhe në rrjet.

Së fundmi, edhe një producent i njohur që ka bashkëpunuar me të, e ka paralajmëruar ta kthejë fytyrën në gjendjen e saj natyrale: “Je bërë për të ardhur keq, ktheje veten në gjendje normale.”

Kështu, aktorja ka vendosur të kthehet në normalitet, madje, siç shkruajnë mediat turke, Meryem Uzerli, këto ditë do të jetë në Stamboll për të takuar mjekun i cili do të ndërhyjë për t’ia kthyer fytyrën në gjendje natyrale.

Dy vitet e fundit, ndryshimet kanë qenë të dukshme te Hyrrem. Në fillim, një lifting, pastaj një ndërhyrje në buzë, në mollëza, derisa gjendja u bë dukshëm e transformuar.