Pacienti nga Kina që kishte pasur gjakderdhje nga hunda për dhjetë ditë, vendosi të vizitohej te mjeku, për shkak se nganjëherë ndjente edhe dhembje të pashpjegueshme.
Por, 51-vjeçari mbeti i hutuar, kur mjeku i nxori një shushunjë të gjallë, që besohet t’i ketë qëndruar në sistemin e frymëmarrjes për disa javë, transmeton Telegrafi.
Bashkëshortja tij, pa se atij i doli diçka prej hunde, por kur afrua të shikonte, krijesa ishte zhdukur.
Videoja e postuar më poshtë, e tregon momentin kur ia largojnë shushunjën, ndërsa ai shikon i frikësuar dhe i rrëqethur në të njëjtën kohë.
Këto krijesa mund të kapen për lëkurën e njeriut apo kafshëve dhe të pinë sasi aq të mëdha gjaku, sa që u rritet trupi deri tri herë më shumë.
Ende nuk dihet se si i huri atij në hundë, por besohet se gjithçka ndodhi derisa po zhytej në një liqe, kur ishte para një kohe në pushim. /Telegrafi/