Ish boksieri profesionist Tefik Bahrami ka treguar se do të mban një ndeshje humanitare në Prishtinë kundër serbit Slavoljub Mitiq
Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëkohësisht boksieri profesionist kampion bote për versionin WBU, Tefik Bajrami, do të ndeshet në një meç humanitar më 14 korrik në Prishtinë kundër serbit Slavoljub Mitiq
“Kam nderin t’u informoj se më datën 14 korrik, do ta kem ndeshjen e 15 në boksin profesionist në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Kjo ndeshje ka qëllim humanitar dhe kundërshtari im do të jetë hiç më pak se serbi Slavoljub Mitiq nga Serbia”, thuhet në njoftimin e ekipit të Bajramit, raporton Insajderi.
Në gusht të vitit të kaluar Bajrami në një ceremoni zyrtare i ishte bashkuar PDK-së. Në ditën që ai ishte bashkuar PDK-së kishte thënë se synimi i tij është ndërtimi i sallave të sporteve.
“Dëshira ime do të ishte që të bënim disa salla sportive ku të rinjtë të ushtrojnë”, ka thënë Bajrami.
Po ashtu ai ka thënë se të hyrat do t’u dedikohen rasteve sociale.
“Kjo ndeshje është për ngritje në ranglistë. Të hyrat nga këto bileta do t’u dedikohen rasteve sociale dhe për këtë jam në kontakt me shumë njerëz humanë në Kosovë. Meçi kryesor, Bajrami – Mitiq fillon në orën 20:15, ndërsa dyert e sallës do të hapen në orën 18:00”, ka njoftuar ekipi i Bajramit.


















