Gazeta serbe “Danas” thotë se po bëhet organizimi i një konference ndërkombëtare, ku Beogradi dhe Prishtina do të diskutojnë për një përfshirje të “lojtarëve më të mëdhenj të botës”, duke e quajtur kështu një “Rambouillet të dytë”.
Sipas gazetës Danas, thuhet se ekziston mundësia që kosovarët të jenë duke e organizuar një konferencë ndërkombëtare, sipas burimeve diplomatike të kësaj gazeteje.
Siç thuhet, në këtë konferencë Beogradi dhe Prishtina do të bisedojnë për pjesëmarrjen e “lojtarëve më të mëdhenj të botës”.
Në këtë listë të të pranishmëve, Danas thotë, se përveç vendeve të QUINTIT (SHBA, Britania e Madhe, Franca dhe Italia) do të ketë përfaqësues edhe të Rusisë dhe duke mos përjashtuar mundësinë e pjesëmarrjes së Kinës dhe Turqisë, transmeton Gazeta Express.
Burimet e Danas zbulojnë se “shkas” i mbajtjes së “Rambujea dy”, e cila do të cilësohet si “takim i ri” në New York, do të jetë gjetja e “çelësit” për zgjidhjen e çështjeve kosovare “në dorën e amerikanëve”.
“Ndryshe nga gjermanët që nuk duan as të dëgjojnë që nyja kosovare të zgjidhet me ndarjen e Kosovës ose shkëmbim territoresh, por që Kosova duhet ta këtë një ulëse në Kombet e Bashkuara, për amerikanët zgjidhja sipas së cilës serbët do të merrnin veriun e Kosovës dhe manastiret, nuk është krejt e papranueshme”, shkruan Danas.
Gazeta thotë se “disa nga pjesëmarrësit e bisedimeve të Rambujesë, të cilat u mbajtën në shkurt të vitit 1999 në një përpjekje për të zgjidhur çështjen e Kosovës, Danas jozyrtarisht komenton se konferenca e ardhshme ndërkombëtare duhet të shmangë gabimet që kanë dështuar negociatat”.
“Përkujtojmë se atëherë delegacioni i Prishtinës e Beogradit nuk janë takuar direkt njëri me tjetrin, por se mesazhet e deklaratat e shqiptarëve i bartnin amerikanët duke kërcënuar Beogradin që nëse nuk pranon zgjidhjen, nuk i del mirë”, shkruan gazeta.
Gazeta thotë se për të shmangur një gabim të tillë është e nevojshme që këtë herë, të mos ushtrohet presion në asnjë palë, “në kuptimin që ajo nuk e rrezikon Beogradin që të jetë i bllokuar në rrugën e tij drejt BE’së, nëse nuk e pranojnë zgjidhjen e propozuar. Më e mira do të ishte që në këtë grumbull bisedimesh, jo vetëm për Kosovën, por edhe më gjerë për Ballkanin Perëndimor, i cili ende është një zonë mjaftë e izoluar”, thonë burimet e gazetës Danas./GazetaExpress/


















