Nadal në finale të Franch Open, në finale ndeshet me austriakun Thiem

E publikuar: 09/06/2018 08:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rafael Nadal ka konfirmuar se është mbreti i fushave me dhe pasi ka eliminuar pa probleme argjentinasin Del Porto në gjysmëfinale.

Spanjolli ka dominuar takimin, që mund të thuhet se ka qenë i luftuar vetëm në setin e parë, i fituar me rezultatin 6-4 nga numri 1 i botës.

Dy setet e tjera nuk kanë patur histori, me Nadal që ka fituar 6-1 të dytin dhe 6-2 të tretin.

Rafael Nadal duke festuar kalimin në finale (Getty Images)

Në finale, Rafa do të ndeshet me austriakun Dominic Thiem, i cili ka mundur me të njëjtin rezultat (3-0) italianin Marco Cecchinato.

Nadal është bërë tenisiti i dytë pas Federer në Wimbledon, që arrin 11 finale në një Grand Slam.