Në shikim të parë, duket si një fotografi e zakonshme e një turisti në një ambient të lashtë – por, shkaku i kësaj, disa u zemëruan aq shumë, sa që e kërcënuan me vrasje.
Derisa ndodhej në rrënojat e Pompeiit të Italisë, blogeri belgjian u ul sipër një shtylle të thyer, transmeton Telegrafi.
Ulja mbi këto kolona është e ndaluar, andaj veprimi tij shkaktoi zemërim të madh te italianët, që për pasojë, u desh të kërkonte falje dhe të sqarojë situatën.
Fotografia e të ashtuquajturit Nils Travells, fillimisht u prit mirë dhe grumbulloi shumë pëlqime. Por, kur nisi të shpërndahet, filluan edhe akuzat, sharjet dhe kërcënimet.
Atë e akuzuan për kanosje të ‘trashëgimisë kulturore dhe historike’, ndërsa e raportuan te arkeologët mirëmbajtës.
“Kërkoj falje të sinqerta, te të gjithë ata që kam mundur t’i ofendoj me rastin e uljes mbi kolonë. Kjo nuk është ideja ime më e mirë dhe nuk do e përsërisja kurrë, vetëm desha ta kem kujtimin më të mirë prej kësaj zone historike”, ka shkruar ai mes tjerash.
Imazhi është larguar prej të gjitha llogarive që ka ai në rrjetet sociale, ndërsa kërkoi që të mos ketë më kërcënime, sepse është penduar thellë për veprimin e pa menduar. /Telegrafi/