Zbulim i jashtëzakonshëm, gjendet materie organike në Mars

E publikuar: 08/06/2018 02:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agjencia hapësinore amerikane NASA ka gjetur materie organike të ruajtura në Mars, gjë që sugjeron se dikur ka pasur jetë në këtë planet.

Dy studimet e reja zbulojnë detaje për ekzistencën e metanit dhe molekulave organike në planet, që mund të na ndihmojnë të kuptojmë gjeologjinë e pasur të planetit Mars.

Një ekip ka bërë një zbulim të rëndësishëm në përpjekjen për të kuptuar materien organikë të lashtë në Mars, gjë që dëshmon se e tre miliard e gjysmë vite më parë në Mars ka pasur burime jete.

Por shkencëtarët kanë kohë që janë habitur nga zbulimi i sasive të konsiderueshme të metanit në Mars.

Në Tokë, shumica e metanit prodhohet nga burime biologjike, duke çuar në shpresën se kjo mund të sugjerojë që Planeti i Kuq të jetë më i gjallë nga se ne kemi menduar.

Të dhënat e reja sugjerojnë se metani po ruhet nën sipërfaqen e planetit, përcjell Shqiptarja.com. Ndryshimet sezonale duket se sjellin atë metan jashtë dhe mbi sipërfaqen, ku është zbuluar nga Curiosity i Nasa.