Pas suksesit të “Ma Chérie”, Butrint Imeri paralajmëron diçka të re

E publikuar: 07/06/2018 19:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kur është fjala tek këngët që shndërrohen në hite, padyshim se prapa kësaj qëndron artisti Butrint Imeri.
“Ma cherie”, është projekti i fundit që ka lansuar para pak javësh e ky nuk është i vetmi, shkruan lajmi net.

Ai për sezonën e verës ka paralajmëruar edhe projekte të tjera, që tash e sa kohë ka filluar përgatitjet e tyre.

Përmes një pjesë të këngës “Ma cherie”, që e ka publikuar në rrjete sociale Butrinti zbulon projektin e radhës që e mban emrin “Alea”.

“A e ki ti hala 💍? Vazhdojme me e kerku 🎁 edhe 💍.. Shihemi shpejt me #Alea”, është përshkrimi bashkangjitur me videon.

“Ma cherie”, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në Youtube ku për ka kohë ka arritur të marrë 12 milion klikime.