“Ambasadorët e BE’së nuk e përmendën ndryshimin e formatit të dialogut”

E publikuar: 07/06/2018 14:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja për Evrointegrime e Serbisë, Jadranka Joksimoviq, pas takimit me ambasadorët e shteteve anëtare të BE në Bruksel, tha se askush nuk ka përmendur përfshirjen apo ndryshimin e dialogut Kosovës-Serbi.
Ajo tha se gjatë takimit me ambasadorët paraqiti argumentet e Serbisë rreth rolit në marrëveshjet e Brukselit, mënyrën e arritjes dhe zbatimit të tyre.

“Nuk ka pasur ndërhyrje në lidhje me përfshirjen e drejtpërdrejtë apo ndryshimin e formatit. Procesi në vetvete është i komplikuar dhe ka shumë vështirësi dhe pasiguri, por ka kuptim dhe perceptim se Beogradi është ai që ka detyrimet e veta në mënyrën që ka nënshkruar dhe përmbushur, ndërsa të tjerët nuk janë”, tha Joksimoviq.

Ajo theksoi se Serbia tash pret të shohë rezultatet për statutin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, afati për të cilin kalon pas tre muajsh./Express/