Shqipëria e gatshme për heqjen e roamingut me Kosovën

E publikuar: 07/06/2018 14:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, bashkë me një delegacion nga Kuvendi i Kosovës, ka takuar Ministrin e Ekonomisë dhe Financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj.
Gjatë këtij takimi u bisedua për nevojën e thellimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, me theks të veçantë për rezolutat e fundit të votuara në Kuvendin e Kosovës, zbatimi i të cilëve lehtëson komunikimin dhe qarkullimin mes qytetarëve të të dyja vendeve.

Ahmetaj shprehu vullnetin dhe vendosmërinë e tij që unioni doganor ndërmjet të dy Republikave të bëhet sa më pare.

Po ashtu ministri dha mbështetje edhe për heqjen e Roamingut ndërmjet të dy Republikave sa më shpejtë.