Substancat narkotike po vazhdojë të futen në burgun e Dubravës.
Policia ka njoftuar se të mërkurën në dhomën e një të burgosuri janë gjetur dhe konfiskuar rreth 2 gramë substancë e dyshuar hashash.
“Nga burgu është raportuar se gjatë kontrollimit të dhomës, tek i burgosuri mashkull K-shqiptar është gjetur dhe konfiskuar rreth 2 gramë substancë e dyshuar hashash”, thuhet në njoftim.
Rastet e gjetjes së substancave narkotike në burgun e Dubravës nuk janë të rralla.
Javë më parë policia ka kryer një kontroll në këtë burg.

















