Liverpooli futet në garë për portierin Bernd Leno

E publikuar: 07/06/2018 09:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liverpooli është vënë pas portierit të Bayer Leverkusen, Bernd Leno.

Sipas Bild, Liverpooli është i gatshëm të paguajë 25 milionë euro për Lenon.

Jurgen Klopp pëlqen disa portier, ndërsa në krye të listës janë Jan Oblak i Atletico Madridit dhe Alisson i Romës.

Bernd Leno i Bayer Leverkusen . (Getty Images)

Gjermani mbetet alternativ e tyre, por që është më lehtë i  arritshëm.

Bayer Leverkusen ka filluar punën që ta kërkojë një zëvendësues për portierin.

Liverpooli është në krye të listës për të arritur marrëveshje, pasi me 25 milionë eurot e ofruara edhe gjermanët janë të kënaqur.

Leno te Gjermania (Getty Images)

Në anën tjetër nuk përjashtohet as interesimi nga Arsenali dhe Napoli, që e duan portierin.

Leno nuk ka arritur të futet në mesin e tre portierëve që do të shkojnë në Kampionatin Botëror për Gjermaninë. /Telegrafi/