Agron Llakaj kthehet në Top Channel? Publikohen fotot e takimit me Blushin

E publikuar: 07/06/2018 06:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një prej ndryshimeve më kryesore mund të jetë rikthimi aktorit të humorit, Agron Llakaj në Top Channel.

Ditën e sotme, ideatori dhe prezantuesi i spektaklit të humorit “Al Pazar” në “Vizion Plus” është fotografuar nga Dita me drejtorin e përgjithshëm të “Top Channel”, Ben Blushi.
Nuk dihet nëse aktori i njohur ka planifikuar rikthimin e tij në televizionin ku ishte drejtues i “Portokalli”.
Drejtori i Top Channel Ben Blushi ka nisur një fazë ndryshimesh në këtë televizion duke synuar të afrojë emisionet dhe drejtuesit më të kërkuar të momentit.
Vetëm pak ditë më parë, ai i ka bërë një ofertë Blendi Fevziut me një pagë që flitet se shkon në 45 milionë lekë të vjetra në muaj./Dita