Pronarët e ndërmarrjes “Bashkimi” në Mitrovicë të martën pasdite shkuan në polici.
Zgjidhja e fundit e tyre ka mbetur kallëzimi penal.
Fillimi i rrënimit të banesës që ata po ndërtonin, sipas tyre ka një prapavijë që përfshinë kërkim ryshfeti, falsifikime të nënshkrimeve që preknin zyrtarë komunal, raporton T7.
Mbi 1 milion euro investim, bënë që nga ky ndërtim të shiteshin më shumë se 50% e banesave.
E një konkluzion për lejim të ekzekutimit i lëshuar në datën 31 maj ekziston , veçse jo një vendim që të rrënohët objekti.
Madje, Fidani ka dyshime se komuna ka lëshuar edhe një dokument me nënshkrim të falsifikuar.
Këtë proces që filloi në vitin 2015, të e shpjegon për FRONTAL juristi Ubejd Gashi, që bashkëpunon me familjën Muharremi.
Ky tha se sheh gabime te të dy palët.
Sipas Gashit për tre vite komuna, nuk kishte sjellë asnjë aktvendim për ndalje të punës e as për rrënim të objektit.
Shpresa e fundit, ka mbetur pagesa prej 20 deri në 25 mijë euro për leje të ndërtimt, që kompania mendon se do të marrë në javët në vazhdim.
E në Komunë kësaj pune i janë qasur ndryshe , duke thënë se tashmë është vendosur.
Nënkryetari thotë për FRONTAL se tashmë janë kryer procedurat për rrënim dhe kjo do të ndodhë pas dy javëve.
Faruk Mujka u shpreh se kjo tashmë është në dorë të hetuesisë, duke u përgjigjur për akuzat e falsifikimit që pretendohet se i kanë bërë kolegët e tij.
E nëse aktet e tilla vertetohën , nënkryetari nuk e përjashton mundësinë që të ketë edhe shkarkime .
E në objektin 10 katësh puna nuk kishte vazhduar as të martën.
Për fatin e objektit do të vendoset kur operatorët të gjejnë zgjedhjen e duhur për zbatim të rrënimit që të mos ketë dëme anësor.

















