Kuvendi dështon të zgjedh një anëtar të bordit për RTK’në

E publikuar: 06/06/2018 19:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Kosovës ka dështuar që të zgjedh një anëtar të ri të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
Kandidatët e propozuar ishin Labeat Avdullahu dhe Arian Krasniqi. Avdullahu, mori 42 vota dhe Krasniqi, 39 vota, ndërkaq ishin 85 deputetë në sallë dhe 4 fletëvotime u shpallën të pavlefshme.

Ndërkohë, kryeparlamentari Veseli tha se për shkak se kandidatët nuk kanë marrë votat e mjaftueshme përsëritet konkursi, transmeton Express.

“Duke u bazuar në numrin e deputetëve, asnjëri kandidat nuk ka marrë votat e mjaftueshme, prandaj shkojmë në ripërsëritje të konkursit”, tha Veseli.