Kelvi Kadilli i futet muzikës, sjell 'Vajzat e fshatit'

E publikuar: 06/06/2018 18:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ai ka realizuar një projekt shumë interesant muzikor, bazuar mbi një këngë të vjetër të Alida Hiskut, me titull “Vajzat e fshatit”. Ironia në tekst është në nivel sipëror dhe sigurisht që provincjalizmat janë në shënjestër të kësaj kënge me nota të theksuara parodie.

Sigurisht vargjeve të sjella nga moderatori sarkastik, nuk i mungon refreni origjinal i këngës që u bë edhe pjesë e filmit “Beni ecën vetë”.Dikur u këndohej femrave me të cilat dashuroheshe, sot ndodh krejt e kundërta.