Një fshat piktoresk në Kinë ishte braktisur nga njerëzimi, por ishte pushtuar nga nëna natyrë, duke fituar epitetin e “fshatit fantazmë”.
Bëhet fjalë për një fshat në ishullin Shengshan, i cili ishte braktisur nga banorët duke kërkuar punë dhe të ardhme më të ndritshme në qytetet e mëdha të Kinës, transmeton Telegrafi.
Shtëpitë dhe objektet tjera janë mbuluar nga bari dhe lulet, që në shikim të parë duken si peizazhe që vetëm në filma kemi pasur rastin t’i shohim.
Afro 400 fshatra të ishullit Shengshan janë braktisur dhe tani janë shndërruar në zona të “gërmadhave”, pasi nëna natyrë e ka bërë të vetën dhe objektet janë mbuluar nga gjelbërimi.
Megjithatë për të gjithë ata që pëlqejnë të kalojnë vikendin në një hapësirë të gjelbëruar, ia vlen të vizitohet ky fshat apo në përgjithësi ishulli Shengshan që ka përplot bukuri natyrore. /Telegrafi/