Publikohen pjesë të klipit të Kampionatit Botëror, kështu duket Era

E publikuar: 06/06/2018 09:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Live it up” titullohet kjo këngë, e cila interpretohet nga artistja shqiptare Era Istrefi, së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam.

Kënga është ritmike dhe është pëlqyer shumë nga fansat e futbollit, teksa atraktiv dhe i veçantë, duket se do të jetë edhe klipi.

Ka qenë Era, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një video, ku shfaq një pjesë nga klipi i ri.

Në klipin e “Live it up” nuk do të mungojnë xhirot me makina, gjersa do të ketë edhe një paraqitje mjaft atraktive të artistes shqiptare.

“2 ditë deri në lansimin e Live it up”, shkruan Istrefi në mbishkrimin e fotografisë.

Kujtojmë që këngëtarja shqiptare arriti të shënojë këtë sukses ndërkombëtar e vlerësuar lartë edhe nga emrat e njohur si Will Smith, Ricky Martin etj.