Mbeti i shokuar kur gjeti një kafkë në kopshtin e gruas së tij, por më i shokuar mbeti me përgjigjen që i dha ajo (Foto)

E publikuar: 05/06/2018 18:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një burrë kishte mbetur i shokuar kur kishte gjetur një kafkë gjatë mbjelljes së patateve dhe nxitoi për ti treguar gruas së tij.

Por ai, siç shkruan Metro.co.uk, përcjell Telegrafi, ai u shokua edhe më shumë me përgjigjen që i dha gruaja e tij.

“Mos u shqetëso – është burri im i parë”, i kishte thënë ajo.

Siç thuhet më tej, gruaja 60 vjeçare mbeti e qetë dhe i tha atij: “Varros sërish eshtrat, harroje dhe nuk do t’i themi policisë”.

Ajo i kishte rrëfyer burrit se 21 vjet më parë ajo kishte goditur bashkëshortin e saj me një sëpatë gjatë një grindjeje pasi ‘ai u kthye në shtëpi i dehur dhe e kishte rrahur’ në shtëpinë e saj në Luzino, një fshat në rajonin Omsk të Siberisë.

Ajo e kishte “copëtuar” trupin e tij, 52 vjeç, dhe e kishte varrosur në një pjesë të kopshtit të saj.

Pastaj ajo pretendoi se ai kishte shkuar për të punuar dhe nuk kishte ardhur kurrë në shtëpi.

Por, pavarësisht kërkesës së saj, burri i ri i gruas – i cili gjithashtu gjeti eshtra të tjera – injoroi kërkesat e saj dhe shkoi në polici për të raportuar krimin.

Pas kësaj, policia gërmoi kopshtin e perimeve dhe gjeti eshtra të tjera. Një gjyqtar e vuri gruan nën arrest shtëpie gjatë hetimit penal.

Ajo përballet me akuzën për vrasje me paramendim me një dënim maksimal prej dhjetë vjet burg.

“Duke mbjellë patate ky njeri mund të ketë shpëtuar jetën e tij”, ka qenë një koment. /Telegrafi/