Qysh para 2500 vitesh, babai i mjekësisë, Hipokrati, ka apeluar tek popullata që ushqimin ta përdorin si mjet shërimi. Një praktikë të tillë, prej vitesh po e zbaton edhe frymëzuesi besnik i tij, medituesi e studiuesi i fizikës kuantike e mjekësisë alternative, Hetem Ramadani.
Ka pak muaj prej se Hetem Ramadani është bërë sensacion për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës dhe jo vetëm, pasi që ka arritur të shërojë shumë persona të prekur me diabet, sëmundje të zemrës, madje edhe ka arritur t’i trajtojë suksesshëm rastet me sklerozë multiple dhe kancer, shkruan Telegrafi.
Hetem Ramadani thotë se burimi i sëmundjeve vjen nga mënyra e të kequshqyerit, marrja e medikamenteve, lëndët toksike dhe mungesa e aktivitetit fizik, ndërkaq vetëm me ushqim dhe suplemente arrin t’i trajtojë suksesshëm të gjithë pacientët me sëmundje të rënda.
Ndonëse deri tani qytetarët e interesuar e kanë pasur të pamundur të kontaktojnë me të dhe të caktojnë termin, tani Hetemi ka hapur zyrën qendrore në Tiranë, ku mund ta caktoni terminin dhe trajtimi është falas.
Këto janë të dhënat e kësaj zyre, të cilat vet Hetem Ramadani i ka bërë publike:
Adresa: Zyra Qendrore “Healthy Living – Jeto Shëndetshëm”, Rezidenca Kodra e Diellit, Tiranë, Shqipëri
Kontakti: +355689000754
Paraprakisht duhet ta keni parasysh se është i domosdoshëm caktimi i terminit. /Telegrafi/