Punonjësi në një kopsht zoologjik duket se nuk frikësohet fare nga luanët, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon fakti që kur futet në kafazet e tyre përdore vetëm papuçet për t’i trembur.
Oleg Zubkov është filmuar në një kopsht zoologjik në Ukrainë, duke i rrahur me papuçe luanët që i ngacmonin dhe sulmonin luaneshat, transmeton Telegrafi.
Është interesant se si vizitorët qëndronin brenda veturave nga frika së mund t’ju ndodh diçka, ndërsa Olegu futej në tufën e luanëve sikur të ishin ata mace të vogla.
Ai është i bindur se luanët kurrë nuk do ta sulmojnë për faktin se i ka rritur, dhe është kujdesur për ata sikur të ishin fëmijët e tij. /Telegrafi/