Këngëtarja e famshme botërorë ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram një video ku paraqitet shumë entuziaste për fillimin e një turi të madh botëror.
Ajo kishte shkruar “Ju faleminderit shumë për atë se çfarë keni bërë për mua këtë mbrëmje, është një prej netëve më të bukura të jetës time”. Edhe pse të gjithë ndjekësit e saj janë shprehur të lumtur për të dhe i kanë shkruar shumë komente mbështetëse, është dikush që i ka bërë asaj një koment shumë special dhe që njëkohësisht i ka shprehur dashurinë e tij të madhe ndaj saj. Pique është duke u përgaditur për të udhëtuar në Kampionatin Botëror që do të ndodhë në Rusi. Ai i ka shkruar nënës së djemëve të tij “Meriton kaq shumë. Të dua”. Një deklarim dashurie që këngëtarja ia ka kthyer: “Edhe unë ty! Faleminderit që më ke ndihmuar të i tejkaloj këta muaj kaq të vështirë për mua. Nuk ka qenë fare e lehtë” .


















