Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës.
Në rendin e ditës së kësaj seance janë dy interpelanca të kryeministrit Ramush Haradinaj si dhe shqyrtimi i Projekt-platformës shtetërore për finalizimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton lajmi.net.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli kërkoi që të futen në rend dite edhe disa pika të mbetura nga seancat e kaluara.
Deputetja e Vetëvendsojes, Albulena Haxhiu kërkoi që të shqyrtohen vetëm pikat e sotme për të cilat është thirrë seanca, ndërsa ka akuzuar Veselin se po e degradon Kuvendin./Lajmi.net/

















