Sot Kuvendi i Kosovës kishte në rend dite disa pika të papërfunduara nga Seancat e kaluara, ndër të cilat edhe dy interpelanca për kryeministrin Ramush Haradinaj.
Por, në mungesë të kryeministrit, nuk po mbahet interpelanca.
Ndërkaq, ende nuk është vendosur nëse punimet e Kuvendit të Kosovës sot do të vazhdojnë me pikat e papërfunduara nga seanca e kaluar, apo do të fillojnë seancë të re.

















