Aktori i famshëm amerikan Johnny Depp, ka bërë një seri fotosh me një grup admiruesish në Moskë, por kur imazhet e tij u publikuan në rrjete sociale, rezultuan me rekasione të forta në mes ndjekësve të tij, pasi që vërehet ndryshimi i madh në fizikun e tij transmeton Gazeta Express.
Në dy foto të shpërndara në Instagram është vërejtur që aktori i famshëm është dobësuar jashtëzakonisht shumë, kjo ka ngritur një sërë spekulimesh nga të gjithë ndjekësit e tij, përfshirë dyshimet se ai është i sëmurë me një sëmundje të rëndë./GazetaExpress


















