Por, pas kurorëzimit të dashurisë së saj me Princin që i mori zemrën aktores simpatike, në një ceremoni të jashtëzakonshme martesore që ngërtheu miliona njerëz para ekranit në të gjithë botën, për Meghan ka gjithmonë interes.
Kështu, prej ditës së sotme ajo nuk do të njihet vetëm si Dukesha e Sussex, por edhe si Dukesha e diamanteve.
Koleksioni i rrallë i bizhuterive me të cilat ajo u shfaq gjatë ceremonisë martesore, por edhe më pas në darkën private, ku ra në sy unaza e Princeshës Diana në gishtin e saj, duket se ka një vlerë të jashtëzakonshme.

Plot një milion paund kushtojnë të gjithë aksesorët që i dhanë shkëlqimin e dëshiruar look-ut të saj në ditën e madhe.
Sipas Daily Mail, unaza e fejesës kushton 140 mijë paund, ndërsa byzylyku Cartier 241 mijë paund. Kurora e nuses kushton 450 mijë paund, ndërsa vëthët e diamantit 60 mijë paund.

Kjo është kostoja totale e efektit shkëlqyes që ia shtoi sharmin Meghan Markle në ditën më të rëndësishme të jetës së saj!



















