Çfarë ndodhi me dhuratat e dasmës mbretërore?

E publikuar: 01/06/2018 22:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Si në çdo dasmë të ftuarit dërguan dhe vazhdojnë të dërgojnë dhurata të shumta për Harryn dhe Meghan, por çdo gjë po iu kthehet mbrapsht.

Kjo për shkak të protokollit, pasi familjes mbretërore nuk i lejohet të marrë dhurata nga njerëz apo biznese që nuk i njohin personalisht, sepse mund të quhet shfrytëzim.

Para dasmës çifti kërkoi nga të ftuarit që në vend të dhuratave, t`i jepnin për bamirësi ato para. Por me sa duket, të ftuarit nuk janë bindur dhe kanë dërguar dhurata, të cilat kapin vlerën e 9 milionë dollarëve dhe po ju kthehen mbrapsht të gjithëve.