Ramos detyrohet ta ndërrojë numrin e telefonit prej kërcënimeve të marra pas lëndimit të Salah

E publikuar: 01/06/2018 18:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fitimi i finales së Kievit dhe i Ligës së Kampioneve, nuk ka kaluar mirë për Sergio Ramosin, pas kërcënimeve të shumta të marra në telefon dhe detyrimit të ndryshimit të numrit të telefonit.   

Mbrojtësi i Real Madridit kishte ndërhyrë në sulmuesin e Liverpoolit, Mohamed Salah, duke ia lënduar krahun.

Ai u desh të largohet nga fusha pas dëmtimit duke mos mundur ta luajë në pjesën e mbetur të ndeshjes, ku rezultati ishte 0-0.

Mohamed Salah kur u rrëzua nga Sergio Ramos i Real Madridit . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Mediat egjiptiane e akuzuan shumë Ramosin duke e quajtur edhe ‘kasap’.

Në Egjipt ka nisur nënshkrimi i një peticioni online, ku shumë njerëz nënshkruan, ku i kërkohej UEFA-s dënimi i Ramosit.

Në anën tjetër sipas Cadena COPE,  Ramos ka pranuar shumë thirrje kërcënuese në telefonin e tij.

Sergio Ramos, Marcelo, Raphael Varane dhe Daniel Carvajal pran Mohamed Salahit . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Pas thirrjeve të mëdha si ka vendosur ta ndryshojë numrin e tij të telefonit për të ndaluar marrjen e telefonatave.

Disa prej tyre ishin edhe kërcënim me vdekje. /Telegrafi/