Presidenti Hashim Thaçi është duke qëndruar për vizitë në Britani të madhe ku është takuar me miq të vjetër të Kosovës.
Ai përmes një statusi në Facebook, ka njoftuar se është takuar me baroneshën Catherine Ashton, gjeneralin Sir Mike Jackson, znj.Cherie Blair dhe ish ministrin për Evropë, Jim Murphy.
Postimi në Facebook:
“Këto personalitete përfaqësojnë periudha të rëndësishme të historisë së Kosovës: përpjekjen për liri, çlirimin, pavarësinë dhe fillimin e procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kosova nuk e harron asnjëherë kontributin e çmuar të miqve të saj”, ka shkruar presidenti Thaçi në Facebook.



















