Një grua shtatzënë kishte lindur beben e saj në një klinikë aborti, gjatë një vizite për një konsultim rreth një ndërprerje të shtatzënisë.
Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, gruaja, e cila nuk është identifikuar, shkoi në klinikë për të bërë një skanim në klinikën “Jackson Women’s Health Organization”, në Jackson, Missisipi.
Por pasi kishte shkuar atje, mjeku kishte vlerësuar se nuk do të mund të bëhej ndërprerja e shtatzënisë, sepse bebja vetëm se “ishte gati për të dalë”.
Mjeku në fjalë, i cili thuhet se është i vetmi në atë rajon që kryen ndërprerje të shtatzënisë – ndihmoi lindjen e bebes, duke thënë se ajo si dhe nëna e saj, tanimë janë në gjendje të mirë.
Klinika nuk e ka konfirmuar fazën e shtatzënisë së gruas, por ka një politikë të brendshme që përcakton se nuk kryen aborte pas 16 javësh. /Telegrafi/