Nga Spanja vijnë sinjale për blerjen e një mesfushori me peshë botërore te Real Madridi, për të filluar zëvendësimin e Luka Modricit, i cili po shkon drejt pensionimit.
Kroati që i mbush 33 vjet këtë vit mund të përballet me lodhje dhe lëndime dhe për këtë Real Madridi ka filluar punën për gjetjen e një sulmuesi të ri.
Miralem Pjanic është lojtari që pëlqehet më së shumti, ndërsa në sezonin e shkuar përcillej edhe nga Barcelona.
Florentino Perez me kërkesë të Zinedine Zidane ka filluar të kërkojë lojtarë të këtij profili, ndërsa kandidat tjetër është Christian Eriksen i Tottenhamit.
Juventusi nuk dëshiron ta shes lojtari, por edhe nëse ndodh, çmimi që do të fillojë negocimin do të jetë 70 milionë euro.
Eriksen i Tottenham (Getty)
Nuk dihet nëse Real Madridi do ta hedh në shitje Modricin, i cili mund tu bëjë punë shumë skuadrave në Evropë me eksperiencën e tij.
Kroati është në klub që nga viti 2012 kur erdhi nga Tottenham. /Telegrafi/


















