Albano Bogdo hidhëron fansat, heq dorë nga aktrimi për shkak të sëmundjes

E publikuar: 29/05/2018 13:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

 Arsyeja që e detyron të largohet nga rruga e artit është një sëmundje që ai nuk ka dashur ta tregojë.

“Nuk kam qejf t’i quaj njerëzit fansa, gjithmonë më është dukur një term koti. Kështu që të dashur miq, dashamirës dhe thjesht njerëz kurioz që më ndiqni dua t’iu njoftoj se për arsye personale dhe shëndetësore kam vendosur të heq dorë përfundimisht nga aktrimi, totalisht dhe në çdo lloj forme. Dua t’ju falënderoj për mbështetjen, fjalët e mira dhe  të këqija. Dua të falënderoj këdo që ka punuar me mua pa përjashtim dhe ju dua fort të gjithëve. Këdo që kam lënduar pa dashje ju kërkoj ndjesë dhe i urojë një jetë të lumtur dhe plot bekime”, shprehet Albano.

/Gazeta Express/