Dasmë në horizont…! Por diçka e pengon Albanin dhe Miriamin

E publikuar: 29/05/2018 11:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Albani dhe Miriami, si natyra, janë në grupin e dytë, por presioni i realitetit është kaq i madh saqë është e kuptueshme për ta të mos e gjejnë ende veten.


Por dasmë do të ketë. Kjo është e sigurt. Ka disa vite që është në plan dasma dhe pas 11-vjetësh dashuri, ata kthejnë të njëjtën përgjigje: “Besojmë se po…”

Këtë përgjigje ktheu sonte sërish Miriami pas pyetjes së fëmijëve të Piter Panit: “A do të bëni dasmë ju?” “Besoj se po, do të bëjmë dasmë. Ne kemi 11 vite bashkë dhe kemi disa vite që e themi këtë përgjigje. Pastaj thamë të rritet edhe pak Ameli. Por një ditë do të ndodhë”, – tha Miriami dhe pas kësaj, u detyrua të shpjegojë edhe qëndrimin e saj dhe të Albanit për ceremoninë e martesës: “Ne jemi tipa të rezervuar, duam që gjithçka të jetë intime, vetëm familjet tona, por për këtë jemi në “luftë” me ralittetin” – tha këngëtarja, por me bindje konfirmoi që dasma do të vijë.

Koha është ende e papërcaktuar, por ndoshta kjo do të ndodhë para se Ameli të bëhet me një motër a një vëlla.