“Më fto në diplomimin tënd në Harvard!”: Nxënësja realizon ëndrrën, befason edhe mësuesen – 21 vite më pas (Foto)

E publikuar: 29/05/2018 07:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një mësuese e klasës së gjashtë nga Yuma, Arizona, Judith Toensing bëri një ndikim të fortë tek një nga nxënëset e saj, 21 vjet më parë.

Në fund të vitit shkollor në vitin 1997, znj. Toensing, shkroi një shënim në kartelën e raportit të nxënëses: “Ka qenë një gëzim që ju kishim në klasë. Vazhdo të punosh kështu. Më ftoni në diplomimin tuaj në Harvard!”

Dhe ky mesazh nuk ka përfunduar pa asgjë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Këtë javë, studentja, Christin Gilmer u diplomua në Harvard si doktore e shëndetit publik.

Gilmer, e cila tani është 33 vjeçe, ishte vetëm 12 vjeçe në atë kohë, por mbajti mesazhin gjatë gjithë këtyre viteve.

“Kishte një domethënie të madhe për mua. Ishte dikush që më njihte kaq intimisht dhe besonte në ëndrrat dhe aftësinë time për t’i përmbushur ato”, tha Gilmer për CNN.

Gilmer, e cila shkroi një shënim falënderimi përpara diplomimit të saj, tha se Toensing ishte personi i parë që e nxiti atë në udhëtimin e studimit të shëndetit publik.

“Znj. Judy Toensing më mësoi për ngjarjet e tanishme, shëndetin global dhe të drejtat e njeriut. Ajo ishte personi i parë që me mua e përcolli me pasion gjendjen e njerëzve që jetonin me HIV / AIDS”.

Dhe kjo letër shpejt kapi vëmendjen e administratorëve të shkollës, të cilët vendosën të nderojnë Toensing duke e ftuar atë në diplomimin e nxënëses së saj, duke i paguar edhe të gjitha shpenzimet. /Telegrafi/