Është ky këngëtari më i ri Rilind Kallaba që shumë shpejt pritet që të sjell një këngë që do të jetë ritmike dhe me shumë stil.
Kështu se paku thonë burimet e Express pasi që kënga është punuar me një përkushtim të madh derisa videon e saj është duke e punuar Alban Selimaj.
Kënga e tij është punuar nga i njohuri K-Master kurse tekstin e ka shkruar Lyrical Son.
Rilindi njihet për një stil modern të muzikës pop dhe R&B që është një ndër zhanret më të përdorura në Botë.
Ai po ashtu sjell në Kosovë një frymë të muzikës me elemente orientale që është shumë në trend viteve të fundit në Europë. /GazetaExpress/



















