Pema më e vjetër në Evropë ndodhet në Itali, megjithëse i ka 1,230 vjet po vazhdon të rritet (Foto)

E publikuar: 29/05/2018 04:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Megjithëse ka 1,230 vjet, pema më e vjetër në Evropë po vazhdon të rritet, teksa shkencëtarët thonë se kjo pishë vazhdon të zhvillohet, duke shtuar rrathë të konsiderueshëm në trung.

Hulumtuesit që e kanë emëruar ‘Italus’, thonë se pisha i mbijetoi nxehtësive ekstreme dhe thatësirave të shumta, transmeton Telegrafi.

Studimi i kësaj pishe, pritet t’ju ndihmojë shkencëtarëve, që të mësojnë më shumë se si ndikojnë ndryshimet klimatike në pemët malore.

Italus në hapësirën shkëmbore

Sipas hulumtimit të botuar në ‘Ecology’, Italus ka mbirë në faqemalin shkëmbor të jugut të Italisë, në vitin 789 Pas Erës Sonë.

Kjo pemë është gjetur rastësisht, pasi po bëheshin hulumtime nga Universiteti Tuscia, nëpër hapësirën e Parkut Nacional Pollino.

Pisha e llojit Helderich, që zakonisht ndodhen në atë hapësirë shkëmbore, i ka mbijetuar motit të ftohtë që ishte gjatë Mesjetës, si dhe temperaturave të larta së fundmi.

Rrënjët e pishës së lashtë

Është e qartë se ngrohja globale, nuk po i shkakton asnjë problem pishës mijëvjeçare. Më herët, rrathët në trung ishin shumë më të ngushta, ndërsa kur moti nisi të ngrohet, rrathët janë më të gjëra, që tregon se po rritet në kushte të favorshme.

Pisha bëhet më e vjetra në Evropë, pasi ia kaloi një pishe në Greqi që është e vjetër 1,075 vjet. /Telegrafi/