Blogeret e modës kanë nisur t’i prezantojnë zgjedhjet e tyre edhe nga profilet në Instagram, por edhe markat e bikinit kanë vendosur disa nga tendencat që do të mbizotërojnë këtë verë.

Dominues këtë vit do të jetë detaji. Ky është përfundimi në të cilin kanë arritur emrat e njohur të modës.

Lily Russo, themeluese e Beach Flamingo, tregon se kjo verë do të jetë e nxehtë edhe sa u përket veshjeve të banjës.

Truporet, ngjyrat e ylberit, grepat, sportivet dhe shumë të tjera, kanë filluar të shihen dendur nëpër plazhe, kështu që, para se të nisni zyrtarisht verën në plazh, bëni një kontroll në këto listë propozimesh që do t’i shikoni në çdo plazh.























