Brenda një ditë ‘Live it up’ ka marrë mbi 5 milionë klikime.
Era Istrefi, e cila me bashkëpunimin për himin e FIFA Ëorld Cup ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor ndërkombëtar, ka falënderuar fansat me anë të një postimi në Instagram.
“Live It Up ka arritur 5 milionë klikime në një ditë. Kupa është e juaja. Unë nuk mund t’ju falënderoj mjaftueshëm për dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Faleminderit. Jam shumë e emocionuar për Kupën e Botës 2018,” shkruan Era në Instagram.
Ky është një hap shumë i madh i këngëtares shqiptare në tregun muzikor ndërkombëtar dhe i urojmë shumë suksese.


















