Çifti bashkëshortor nga Florida e SHBA-ve, mbetën të shokuar kur në pishinën e tyre hasën në një aligator gjigant.
Connie dhe Frank Shaffery nga Sarasota, kanë deklaruar për mediat amerikane se kishin vërejtur aligatorin vetëm atëherë kur kishin vendosur të pinë kafenë në oborrin e shtëpisë, transmeton Telegrafi.
“Frank u afrua te pishina dhe mbeti i shokuar kur në ujë pa aligatorin 150 kilogramësh”, ka deklaruar bashkëshortja e tij Connie.
Ata kanë pranuar se kishin dëgjuar qenin duke lehur që nga ora katër e mëngjesit, por nuk ishin ngritur për të kontrolluar nëse gjithçka ishte në rregull.
Megjithatë, ata pasi e gjetën në pishinë i telefonuan menjëherë ekipeve kompetente që e larguan.
“Mendojmë se një dërrasë e thyer në rrethojën e oborrit, i ka mundësuar aligatorit të futet në pishinë”, ka shtuar Connie. /Telegrafi/
Connie Shaffery and her husband Frank found a 300 pound alligator swimming in their pool in Sarasota. The gator broke the screen to get into their lani. pic.twitter.com/5xHhZxzsiu
— Julie Salomone (@JSalomoneTV) May 24, 2018