Beth Jannetta po i shëtiste qentë në një plazh në Gower të Wales, kur hasi në një trup misterioz të gjatë afro dy metra.
Kalimtarja 41-vjeçare e fotografoi krijesën që besohet ta kenë nxjerrë valët e detit dhe imazhet i dërgoi në një institut të biologjisë, transmeton Telegrafi.
“Në shikim të parë duket si krokodil, shkaku i dhëmbëve të gjerë, por ka një të fryrë mbi kokë, që tregon se është diçka tjetër. Mund të jetë delfin apo balenë e vogël, por ka bisht tepër të gjatë”, ka thënë Dr Dan Froma, që është ekspert i biologjisë.
Bazuar në statistikat vjetore, gjatë qershorit dhe korrikut valët sjellin në breg trupat e dekompozuara të balenave, delfinëve, fokave dhe nganjëherë edhe deleve që mbyten në ujë.
Por, kjo krijesë i ka lënë të gjithë pa përgjigje, shkaku i strukturës trupore, ndërsa ka të tillë që besojnë të jetë nga ndonjë planet tjetër. /Telegrafi/