Nga Rrustem Mustafa
Nismëtarët e UÇK-së, Zahir Pajaziti dhe shokët e ti, nuk i krijuan institucionet apo mekanizma të tjerë funksionale e shoqërore, ata u krijuan vet nga idealet e tyre atdhetare, koha, morali dhe vlerat që sot përkufizohen si vlera sublime-patriotike atdhetare.
Ç’është e vërteta institucionet kosovare, të friksuara nga kapacitetet ushtarake serbe bënin që ta pengojnë atë dhe luftëtarët e tjerë.
Nismëtarët e UÇK-së, nuk ishin vetëm trima. Kjo nuk ishte e mjaftueshme për çlirim nga zgjedha serbe. Ata u zhvilluan si individë që kishin kapacitete ndërmarrëse, udhëheqëse, personalitete karizmatike.
Ata dinin si të luftonin kundër okupatorit, por kishin shumë vështirë ta luftojnë progandën e brendshme, skajshmërisht fyese dhe rrënuese.
Për t’i bindur serbët se luftari shqiptar ende nuk është gjunjëzuar, se është ende i gjallë, i motivuar si kurrë më parë, ata luftuan heroikisht, ata s’kishin rrugëdalje tjetër, pos të shkonin deri në fund, të sakrifikohen, për të dëshmuar se nuk janë sajesa të tjetërkujt, por vazhdues të një tradite atdhetare.
Nismëtarët e UÇK-së, bënë edhe njërën edhe tjetrën, ata dhe vetëm ata ishin nismëtarët e parë, vetëm ata kishin kapacitet individual moral të luftojnë kundër një sistemi real ushtarak dhe atij retorik, poaq rrënues dhe shpifarak.
Luftën në Kosovë e organizuan dhe zhvilluan individë që kishin kapacitete ndërmarrëse, udhëheqëse, personalitete karizmatike, njerëz me veti të ngjashme si pionierët që e krijuan Amerikën, Kanadanë, Australinë etj, njerëz që nuk ishin të nxitur nga institucionet, por nga vetja, nga idealet që sot konsiderohen si vlera të larta patriotike, njerëz që as në çastet më të vështira nuk u gjunjëzuan.
Pa mëdyshje lufta o organizua nga ata që kishin veti që konsiderohen atdhetare, sot shumica e tyre që janë gjallë janë anëtarë të ndonjë partie pa të drejt trashigimie të vlerave të lirisë UÇK-së, si bartëse e luftës në veqanti.
Konceptet tona teorike mbase kanë inkonzistenca ideologjike, por është e sigurtë se përkushtimi jonë ndaj lirisë së kombit nuk është imponuar nga jashtë, por ka qenë, është dhe do të mbetet përcaktim i brendshëm.
Atdhetarizmi në Kosovë nuk ka tipare ideologjike, por morale. Këtë duhet të kenë parasysh ata që stolisen me vlera që s‘mund t’u takojnë as në ëndërr as në zhgjënderr.
Zahir Pajazitin me shokë nuk i krijuan institucionet, ministritë, por ato u krijuan nga ata vetë, nga idealet e tyre atdhetare, nga bindja se ardhmëria e Kosovës, përfundimisht edhe paqja dhe stabiliteti i rajonit mund të arrihen vetëm nëse përfillet premisa shqiptare.
Vetm demagogët nuk e kuptojnë këtë dallim, vetëm ata që dikur mendonin se me retorikë mund të ndryshohet realiteti, vetëm ata, sot përpiqen të pushtojnë një hapsirë që s’mund ta mbajnë…
Koha lindë heronjtë e vet, kurdo që kombi është në nevojë, ata gjinden në mesin tonë, e di që është koha për heronjë të zhvillimit të vlerave qytetare dhe kombëtare!